AKTUALITET /

Aksident fatal në Patok, motori hyn kundravajtje dhe përplaset nga kamioni, humb jetën drejtuesi

Shkruar nga Versus

Aksident fatal në Patok, motori hyn kundravajtje dhe përplaset nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme pranë mbikalimit të Patokut në superstradën Milot-Fushë Krujë. Mësohet se një person ende i paidentifikuar ka mbetur i vdekur si pasojë e përplasjes me një kamion.

Viktima po qarkullonte me motor në krah të kundër të rrugës kur u përplas nga kamioni që lëvizte në drejtim të Lezhës.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes. Versus.al

Poll