Tiranë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugën “29 nëntori” ku një automjet me drejtues 35 vjeçarin, J.M ka përplasur një të moshuar.
70 vjeçari po kalonte trafikndarësen në momentin kur u përplas nga makina dhe nuk arriti të mbijetonte.
“Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën”-njofton policia.
Shoferi i automjetit u shoqërua për në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës. Versus.al








