AKTUALITET /

Aksident fatal në Vlorë, motori me dy të rinj përplaset me shtyllën, vd*s 19 vjeçari

Shkruar nga Versus
Aksident fatal në Vlorë, motori me dy të rinj përplaset me
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një aksident tejet i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në hyrje të qytetit ku një motomjet është përplasur me një shtyllë elektrike në hyrje të qytetit.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një i ri 19 vjeçar me iniciale L.Ll ndërsa është plagosur rëndë shoku i tij me të cilin udhëtonte me motor.

Përplasja tragjike ndodhi në rrugën nacionale Vlorë-Fier pranë një karburanti ku përveç shtyllës elektrike, motori u përplas edhe me një shtyllë druri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Versus.al

Poll