
Korçë- Një aksident ka ndodhur në fshatin Nizhavec të Maliqit gjatë paradites së sotme kur dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Mjeti tip “Benz” me drejtues J.D është përplasur me mjetin “Volkswagen” që drejtohej nga L.S. Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit të dytë i cili është transportuar për në spitalin e Korçës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Përplasja ka qenë aq e fortë saqë mjeti tip “Volkswagen” ka përfunduar i përmbysur në një fushë. Ndërkohë policia shoqëroi për në komisariat shoferin që drejtonte mjetin tip “Benz”. Versus.al







