AKTUALITET /

Aksident i frikshëm në Vlorë, kamionçina thyen barrierat dhe ‘fluturon’ nga 7 metra lartësi

I plagosur ka mbetur shoferi 62 vjeçar, Përparim Kapaj.

Shkruar nga Versus

Aksident i frikshëm në Vlorë, kamionçina thyen barrierat

Një aksident i pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kalasë në Vlorë. Mësohet se shoferi humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe më pas ka përfunduar në zonën poshtë pranë bregut të detit.

Për pasojë, shoferi Përparim Kapaj mbeti i dëmtuar rëndë. 62 vjeçari udhëtonte i vetëm në kamionçinën e cila transportonte materiale ndërtimi. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për trajtim mjekësor të specializuar. Versus.al

Poll