AKTUALITET /

Aksident i rëndë / Babë e bijë përplasen nga një automjet në rrugën Fier-Shegan – Kuçovë

Një motoçikletë me dy pasagjerë, babë e bijë, u godit nga pas nga një makinë në afërsi të fshatit Çunat. Të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë / Babë e bijë përplasen nga një  
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Fiershegan–Kuçovë, në afërsi të fshatit Çunat, ku një automjet tip Benz me targa AA 025 UR ka përplasur nga pas një motoçikletë.

Në mjetin me dy rrota udhëtonin dy persona, babë e bijë, të cilët ishin duke lëvizur në drejtim të fshatit Thanë.

Aksident i rëndë / Babë e bijë përplasen nga një

Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy pasagjerët janë lënduar rëndë dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, ku aktualisht ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat po disiplinojnë qarkullimin dhe po punojnë për kryerjen e ekspertizës teknike, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Aksident i rëndë / Babë e bijë përplasen nga një

Gjendja shëndetësore e të aksidentuarve mbetet ende e paqartë, ndërkohë që autoritetet janë në hetim të mëtejshëm të shkakut të ngjarjes.

Poll