AKTUALITET /

Tragjedi në Çukë të Sarandës: Gjendet e vetëva*ur 15-vjeçarja nga Tirana

E mitura ndodhej me pushime pranë të afërmve. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Çukë të Sarandës: Gjendet e

Një ngjarje tronditëse ka goditur mbrëmjen e sotme fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në banesën e të afërmve ku po qëndronte për pushime.

E mitura kishte ardhur nga Tirana për të kaluar disa ditë pranë familjes në jug, por vizita e saj fatkeqësisht përfundoi në një tragjedi që ka lënë të shtangur jo vetëm të afërmit, por edhe gjithë komunitetin lokal.

Sipas burimeve paraprake, trupi i pajetë i vajzës është gjetur nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe ambulancën. Mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendngjarje, ndërsa trupi është transportuar drejt morgut të spitalit të Sarandës për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, përfshirë mundësinë e një vetëvrasjeje dhe arsyet që mund ta kenë çuar të miturën në këtë akt ekstrem. Deri më tani, nuk janë bërë të ditura të dhëna shtesë mbi shkaqet që mund të kenë ndikuar në vendimin fatal të saj.

Poll