AKTUALITET /

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, 29-vjeçari me makinë aksidenton këmbësorin

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të kryqëzimit të Glinës.

Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi T. B., 29 vjeç, ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç, me inicialet S. A. Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar dëmtime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /Versus.al

Poll