AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Fier Shegan, 3 të plagosur nga përplasja e dy mjeteve gjatë parakalimit të gabuar

Si pasojë e përplasjes, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Fier Shegan, 3 të plagosur nga

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin rrugor nacional “Pushimi i Shoferit”-Fier Shegan, në rrugën Fier-Lushnjë.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit Rrupaj, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, një mjet me targa greke ka tentuar të kryejë një manovër parakalimi, por për shkak të veprimit të gabuar ka goditur automjetin me targa italiane.

Si pasojë e përplasjes, automjeti me targa italiane ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Tre personat që udhëtonin në këtë mjet, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre i rritur, janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me dy ambulanca.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet për dokumentimin e aksidentit dhe menaxhimin e trafikut.

Ky aks rrugor është një prej segmenteve me ngarkesë të lartë trafiku, ndërsa problematikat e infrastrukturës dhe ngushtësia e rrugës janë bërë shpesh shkak për aksidente./Versus.al

Poll