AKTUALITET /

Itali/ Shiste kokainë në Cattolica, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Rimini, u zbulua nga qeni antidrogë

Ndërhyrja u krye në momentin kur 25-vjeçari po i shiste një dozë kokaine një blerësi.

Shkruar nga Versus

Itali/ Shiste kokainë në Cattolica, arrestohet 25-vjeçari

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë në provincën e Riminit, pasi u kap në flagrancë duke shitur kokainë.

Sipas autoriteteve italiane, i riu akuzohet për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen. Arrestimi u krye nga karabinierët e Riçiones, në kuadër të një operacioni kundër trafikut të drogës përgjatë bregdetit.

Hetuesit kishin disa ditë që mbanin nën vëzhgim shqiptarin, pasi kishin konstatuar lëvizje dhe takime të dyshimta mes banesës së tij dhe disa zonave në qendër të Cattolicës. Sipas policisë, ai takohej me persona të ndryshëm për kontakte të shkurtra, pas të cilave ata largoheshin menjëherë.

Ndërhyrja u krye në momentin kur 25-vjeçari po i shiste një dozë kokaine një blerësi.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, me mbështetjen e njësisë së qenve antidrogë, karabinierët gjetën edhe 50 doza të tjera kokaine, të paketuara dhe të gatshme për shitje.

Droga ishte fshehur në një çantë dore dhe në disa palë këpucë në një dollap, ndërsa autoritetet sekuestruan gjithashtu materiale për paketimin e lëndëve narkotike dhe rreth 1 mijë euro para cash, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës.

Me urdhër të Prokurorisë së Riminit, shqiptari u dërgua në burgun e qytetit, ku do të qëndrojë në pritje të seancës për caktimin e masës së sigurisë./Versus.al

Poll