
Një 62-vjeçar nga Kosova, i cili u aksidentua mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Burime bëjnë me dije se Nexhmi Shabani ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ishte transportuar menjëherë pas aksidentit.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në ambientet e Portit të Durrësit
Gjatë aksidentit të mëngjesit, një mjet tip kamion, me drejtues 49-vjeçarin, Nikolin Merdari, banues në Berat, përplasi për vdekje këmbësorin 62-vjeçarin, Nexhmi Shabani, banues në Kosovë, i cili ishte shofer kamioni./Versus.al

