AKTUALITET /

Korçë, makina përplas karrocën me fëmijën 1 vjeç e gjysmë, i mituri dërgohet në spital

Sipas informacioneve paraprake, nëna së bashku me fëmijën 1 vjeç e gjysmë po kalonin rrugën në momentin kur automjeti i ka goditur karrocën.

Shkruar nga Versus

Korçë, makina përplas karrocën me fëmijën 1

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 10 të Korçës, në zonën e njohur si “Dritat e Verdha”, ku një automjet ka përplasur një karrocë me një fëmijë të vogël.

Sipas informacioneve paraprake, nëna së bashku me fëmijën 1 vjeç e gjysmë po kalonin rrugën në momentin kur automjeti i ka goditur karrocën.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka marrë përsipër transportimin e fëmijës drejt urgjencës së spitalit të Korçës, ku i mituri ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore.

Mjekët bëjnë me dije se fëmija ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa vijon të jetë nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, policia ka nisur procedurat me drejtuesin e automjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al

Poll