AKTUALITET /

Aksident në unazën e Patosit, përplasen dy mjete. Plagosen nëna dhe fëmijët

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale L. M dhe një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin T. M.

Shkruar nga Versus

Aksident në unazën e Patosit, përplasen dy mjete. Plagosen

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e Patosit, ku janë përplasur dy automjete, duke lënë disa persona të lënduar.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy mjete, një tip “Benz” me drejtues shtetasin me iniciale L. M dhe një mjet tip “Citroen” me drejtues shtetasin T. M.

Si pasojë e përplasjes së fortë, janë lënduar bashkëshortja dhe fëmijët e drejtuesit të mjetit “Citroen”.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt Spitalit Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll