AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz! Makina del nga rruga, shoferi mbetet i bllokuar dhe humb jetën (EMRI)

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë nga mjeti.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Fushë-Arrëz! Makina del nga rruga,

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Arrëz ku një person ka humbur jetën.

Mësohet se viktima është 40 vjeçari Shkëlzen Lleshi i cili humbi kontrollin e mjetit në vendin e luajtur “Laku i Ballcit”.

Për pasojë makina doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. 40 vjeçari mbeti i bllokuar në automjet ku edhe humbi jetën. Ndërkohë zjarrfikësit ende po punojnë për nxjerrjen e trupit të pajetë. Versus.al

Poll