Elbasan- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim të Peqinit.
Mësohet se furgoni është përplasur me një makinë pastrimi që merrej me mbledhjen e mbeturinave në zonë. Për pasojë, ka humbur jetën punonjësi i pastrimit, Bedri Dedej në vendin e punës.
Viktima ndodhej pranë automjetit në momentin kur ndodhi aksidenti. Trupi i pajetë i tij mbeti i shtrirë në mes të rrugës deri në mbërritjen e policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë. Versus.al







