Kukës- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tunelin e Kalimanisht në rrugnë e Kombit ku dy automjete janë përplasur me makinën që bënte mirëmbajtjen e rrugës.
Sipas informacioneve paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Versus.al








