AKTUALITET /

Aksident i trefishtë në Vlorë, tre të pl*gosur! Mes tyre dy fëmijë

Në aksident është përfshirë edhe një automjet me targa italiane.

Shkruar nga Versus
Aksident i trefishtë në Vlorë, tre të pl*gosur! Mes tyre dy
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një aksident i trefishtë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin që të çon drejt fshatit Zvërnec. Tre makina janë përfshirë në përplasjen që ka shkaktuar tre të plagosur, dy prej të cilëve fëmijë.

Mësohet se të plagosurit udhëtonin si pasagjerë në mjetin e parë me targa italiane. Të tre janë dërguar në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Të tre automjetet e përfshira në aksident, kanë pësuar dëme të shumta materiale. Versus.al

Poll