Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Urakë, Burrel.
Policia e Matit bën të ditur se, shoferi me inicialet G. Gj., ka humbur kontrollin e makinës dhe ka përplasur për vdekje të moshuarin me inicialet Q. N.
Mat/Informacion paraprak
Rreth orës 17:45, në fshatin Urakë, shtetasi G.Gj , 40 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Q. N., rreth 70 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G.Gj., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.








