
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Krujë-Fushë Krujë. Sipas të dhënave, rreth orës 21:00, T.S 20 vjeç ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Viktima ende nuk është identifikuar. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës. Versus.al
