
Lezhë- Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin që lidh qytetin me Manatinë ku janë përplasur dy makina.
Për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona. Njëri prej tyre ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe është nisur për t’u transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të rastit. Versus.al








