AKTUALITET /

Aksident në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shkruar nga Versus

Aksident në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", i

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur pasditen e së martës në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Sipas burimeve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore. Deri më tani, gjendja shëndetësore e tij nuk është bërë e ditur.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi identitetin e të plagosurit apo mjetet e përfshira në aksident.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin shpejtësinë tej normave të lejuara, veçanërisht në zona urbane me qarkullim të lartë këmbësorësh. Hetimet për ngjarjen vijojnë. /Versus.al

Poll