
Një aksident rrugor ndodhi mesditën e sotme rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, ku janë përplasur dy automjete.
Policia njofton se automjetit me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin I. N.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve.
Tre të dëmtuarit u dërguan me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen./Versus.al

