AKTUALITET /

Aksident në Elbasan! Makinat përplasen "kokë më kokë" tek "Lagjia e kinezëve", plag*set njëri prej shoferëve

Shkruar nga Versus
Aksident në Elbasan! Makinat përplasen "kokë më
Foto nga vendngjarja

Elbasan- Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në unazën jugore të qytetit, pranë zonës së njohur si "Lagjia e kinezëve".

Mjetet tip "benz" janë përplasur kokë më kokë duke shkaktuar plagosjen e njërit prej shoferëve. Ky i fundit është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Grupi hetimor i policisë ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Versus.al

Poll