AKTUALITET /

Aksident në Gramsh, makina rrokulliset dhe bie në kanal, plagosen 2 persona

Dyshohet se mjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë dhe për pasojë, shoferi ka humbur kontrollin.

Shkruar nga Versus

Aksident në Gramsh, makina rrokulliset dhe bie në kanal, plagosen 2

Elbasan- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh ku një automjet ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur disa herë duke përfunduar në kanal. 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër që udhëtonte me të. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të lënduarit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas informacioneve dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë e automjetit. Versus.al

Poll