
Një aksident rrugor u shënua mëngjesin e sotëm pranë fshatit Çiflig, në qarkun e Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Si pasojë e aksidentit, një person mbeti i lënduar dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërriti Policia Rrugore, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Versus.al







