AKTUALITET /

Aksident në Levan, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur! Shoferi humbi ndjenjat dhe shkaktoi përplasjen

Dyshohet se njëri prej drejtuesve të automjetit ka humbur ndjenjat në timon dhe ka goditur nga pas mjetin që po qarkullonte para tij.

Shkruar nga Versus
Aksident në Levan, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur! Shoferi humbi
Foto nga vendngjarja

Fier- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Levan ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 5 të tjerë.

Paraprakisht raportohet se njëri prej drejtuesve të automjetit Ilir Pujo ka humbur ndjenjat në timon dhe ka goditur nga pas mjetin që drejtohej nga Luftar Braçe i cili ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve.

Aksident në Levan, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur! Shoferi humbi
Momenti kur ambulanca merr të plagosurit

Njëra prej makinave përfundoi në kanal për shkak të përplasjes, ndërsa të plagosurit u nxorrën nga automjetet e aksidentuara vetëm pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Katër persona janë dërguar në spital për t’u mjekuar mbi plagët e marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik. Versus.al

Poll