AKTUALITET /

Aksident në rrugën Fier-Lushnje, 'Benzi' përplaset me furgonin dhe shpërthen në flakë! 2 të plagosur rëndë

Shkruar nga Versus
Aksident në rrugën Fier-Lushnje, 'Benzi' përplaset me
Foto nga vendngjarja

Fier- Një aksident i rëndë është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në aksin që lidh qytetin me Lushnjën.

Një mjet tip “Benz” është përplasur me një furgon që po transportonte 7 pasagjerë drejt Rinasit. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë 2 persona të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Për shkak të shpejtësisë së madhe, Benzi theu barrierat mbrojtëse mori flakë në anën tjetër të kanalit kullues, ndërsa furgoni ka përfunduar rreth 100 metra larg vendit ku ndodhi aksidenti. Versus.al

Tags:

aksident fier

Poll