AKTUALITET /

Aksident në rrugën Peqin-Rrogozhinë, plagosen tre persona

Shkruar nga Versus

Aksident në rrugën Peqin-Rrogozhinë, plagosen tre persona

Elbasan- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin-Rrogozhinë pranë fshatit Karinë.

Në përplasje janë përfshirë dy automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Peqinit.

Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Versus.al