Vlorë- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:10 në rrugën “Dhimitër Konomi” pranë vendit të quajtur Palazinë.
Në aksident u përfshi një taksi elektrike që drejtohej nga Adriatik Lame dhe një biçikletë që drejtohej nga amerikani Alex Shoëer, rreth 30 vjeç. Ky i fundit u transportua me urgjencë nga ambulance drejt spitalit të Vlorës ndërsa pas marrjes së trajtimit u largua nga spitali.
Burime bëjnë me dije se pas aksidentit pati persona të përfshirë në një përleshje fizike me grushte e shkelma dhe u desh ndërhyrja e policisë për t’i dhënë fund përplasjes. Për pasojë pati disa të shoqëruar në komisariat. Versus.al







