AKTUALITET /

Aksident në Vlorë, polici i dehur në timon humb kontrollin dhe përplas një makinë tjetër! Mjeti i shpërthen në flakë

Efektivi i policisë i dehur në timon, humbi kontrollin dhe u përplas me një automjet tjetër.

Shkruar nga B.V
Aksident në Vlorë, polici i dehur në timon humb kontrollin dhe
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një aksident ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në afërsi të poliklinikës së qytetit përgjatë bulevardit Ismail Qemali ku një efektiv policie i dehur në timon, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes, automjeti i tij është përfshirë nga flakët.

Efektivi, jashtë orarit të shërbimit, arriti të dilte nga makina para se të përfshihej nga flakët, ndërsa është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Fatmirësisht asnjë objekt apo mjet nuk u rrezikua nga flakët. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al