AKTUALITET /

Aksident tragjik në Gramsh, humbin jetën shoferi dhe mësuesja! Një infermiere në gjendje të rëndë

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Gramsh, humbin jetën shoferi dhe mësuesja!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në Gramsh, pranë fshatit Bardhan.

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Një mjet tip kamion ka rënë në humnerë, ku në të udhëtonin një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.

Mësuesja dhe drejtuesi i mjetit kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa infermierja ndodhet në gjendje shumë të rëndë./Versus.al

Poll