AKTUALITET /

Aksident tragjik në Katund Sukth–Fllakë: Humb jetën 69-vjeçari me biçikletë

Një 29-vjeçare dyshohet se humbi kontrollin e automjetit, përplasja rezultoi fatale për të moshuarin

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Katund Sukth–Fllakë: Humb jetën

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, duke tronditur banorët e zonës. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, shtetasja Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit që po drejtonte.

Si pasojë, automjeti ka përplasur një biçikletë, e cila drejtohej nga shtetasi R. B., 69 vjeç. I moshuari është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit po hetohet sipas procedurave ligjore.

Poll