AKTUALITET /

Aksident tragjik në Lushnje, humb jetën pasagjerja 47-vjeçare, arrestohet shoferi (EMRI)

Nga përplasja humbi jetën një pasagjere 47-vjeçare, ndërsa shoferi dhe dy persona të tjerë, përkatësisht 37 dhe 15 vjeç, u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Lushnje, humb jetën pasagjerja 47-vjeçare,

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Çermë Sektor të Lushnjës. Një automjet i drejtuar nga 63-vjeçari Ferit Mekshi ka dalë nga rruga pasi shoferi humbi kontrollin.

Nga përplasja humbi jetën një pasagjere 47-vjeçare, ndërsa shoferi dhe dy persona të tjerë, përkatësisht 37 dhe 15 vjeç, u plagosën dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor.

Policia bëri të ditur se drejtuesi i mjetit, Ferit Mekshi, u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjeti, i cili ka dalë nga rruga. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja M. S., 47 vjeçe, si dhe janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, pasagjerët A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si edhe vet drejtuesi i automjetit.”, njofton policia./Versus.al

Poll