Policia e Tiranës ka njoftuar për disa persona të arrestuar dhe disa të proceduar gjatë orëve të fundit, nga shkelja e rregullave të qarkullimit deri në goditje të efektivëve të policisë.
Ajo çfarë vihet re është rritja e numrit të të miturve që përfshihen në kundravajtje penale. Në njoftimin e bërë nga komisariati nr.3 thuhet se dy të mitur të moshës 16 vjeç ndaj të cilëve ishte caktuar masa “arrest shtëpie”, janë arrestuar pasi janë parë jashtë banesës dhe nuk u janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë për t’i shoqëruar në komisariat.
Po ashtu dy 17 vjeçarë proceduar penalisht pasi është konfliktuar me një person me iniciale R.B dhe gjatë shoqërimit për në komisariat kanë goditur punonjësen e policisë.
Komisariati nr.4 ka njoftuar se 3 të mitur të moshave 16 dhe 17 vjeç janë proceduar nga policia pasi kanë goditur me grushte bashkëmoshatarë të tyre pas një sherri për motive të dobëta. Kujtojmë se 2 netë më parë pesë të mitur u arrestuan pasi së bashku me 10 persona të tjerë sulmuan me grushte brenda një lokali 2 të rinj të cilët më herët u kishin kërkuar të mos pinin hashash para lokalit.
Kohëve të fundit vihet re një rritje e agresivitetit dhe e përfshirjes të të miturve në konflikte, ndërsa policia duket se nuk ka shumë në dorë për shkak edhe të moshës së tyre. Versus.al







