AKTUALITET /

“Nuk e fal shpirti”, mesazhi i babait që humbi vajzat në aksident: Kujdes alkoolin dhe shpejtësinë, nuk ua ka borxh askush

Shkruar nga Versus
“Nuk e fal shpirti”, mesazhi i babait që humbi vajzat në
Dy motrat e ndjera Rozina dhe Elvisa Dhimaku dhe babai i tyre Riza Dhimaku

Disa javë më parë një aksident tragjik u mori jetën dy motrave Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 20 dhe 22 vjeçe teksa automjeti me shofer Kevi Norrën u preu rrugën. Ky i fundit, specialist në ministrinë e Brendshme lëvizte në Sarandë në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të madhe.

Me lotë në sy, babai i dy motrave që humbën jetën dha një mesazh të fortë në emisionin “Për shqiptarët” ku bëri thirrje që të gjithë shoferët në vend të bëjnë kujdes në drejtimin e makinës për të parandaluar tragjedi të tilla si kjo e familjes së tij.

“Të gjithë jemi me makina, të gjithë jemi shoferë. Pas atij aksidenti, kanë ndodhur aksidente të tjera në zonën tonë. Ju lutem ikni me mend në kokë, nuk ju ka borxh askush. Çdo gjë vjen nga shpejtësia dhe alkooli. Nuk ka gjë që mund ta falë, e gjykon Zoti. Unë mund ta fal, por nuk fal zemra, nuk fal shpirti… Sot më ndodhi mua, nesër mund t’i ndodhë një tjetri. Mos dëgjofshim më, mos ndodhshim më ngjarje të tilla”, u shpreh Riza Dhimaku. Versus.al

Poll