AKTUALITET /

Aksident tragjik në Pogradec, makina përfundon në liqen, humb jetën shoferi (EMRI)

Mësohet se i riu humbi drejtimin e mjetit dhe doli nga rruga.

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Pogradec, makina përfundon në liqen, humb

Korçë- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec ku ka humbur jetën shoferi 34 vjeçar.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqen. Shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit Alfons Bleta i cili po qarkullonte në rrugën Pogradec-Qafë Thanë.

Një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Versus.al

Poll