Shkodër- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në aksin që lidh qyetin me Lezhën pranë fshatit Dajç. Një trajler është përplasur me një automjet tip “fuoristradë” duke lënë 2 të vdekur dhe dy të plagosur.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, kanë humbur jetën në vendngjarje bashkëshortët Refije Çiço 56 vjeçe dhe Luan Çiço, 60 vjeç.
Ndërsa është plagosur vajza e tyre, Alketa Çiço dhe djali i saj 3 vjeçar të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kritike për jetën. Ndërsa drejtuesi i automjetit, Klevis Suçi ka përfunduar në gjendje kome.
Drejtuesi i trajlerit rezulton të jetë shtetas serb i identifikuar si Seid Islamoviç i lindur më 2005-ën në Novi Pazar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Versus.al







