AKTUALITET /

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën një 54-vjeçar pas përplasjes me makinë

I dëmtuari u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka mundur të mbijetojë.

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën një 54-vjeçar

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e së premte, më 18 korrik 2025, në rrugën “Jordan Misja” në kryeqytet.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, një automjet i drejtuar nga shtetasi H. M., 27 vjeç, ka përplasur një biçikletë me të cilën po lëvizte shtetasi S. Xh., 54 vjeç. Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale.

I dëmtuari u transportua me urgjencë në spital në gjendje kritike për jetën, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, nuk ka mundur të mbijetojë. Ai ndërroi jetë pak orë pas aksidentit si pasojë e plagëve të marra.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e saktë të ngjarjes.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit që i mori jetën 54-vjeçarit, duke sjellë edhe njëherë në vëmendje tragjeditë që fshihen pas shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Poll