
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë të martën, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar.
Sipas burimeve për media përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat.
Fillimisht Tomorr Shukullli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë.
I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur.
Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave.
55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja, Valentina Koltraku ka vijuar rrugën dhe është larguar.
Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai.
Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.
Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa pak orë më vonë është gjetur një kamera me pamje të qartë që tregon dinamikën e aksidentit.
7-vjeçari, në momentin e aksidentit dyshohet se ka qenë duke lypur./Versus.al

