AKTUALITET /

Protesta e banorëve të Rrjollit/ Lirohen 6 persona, qytetari: Hera e 10 që shoqërohem! Tokën do e mbrojmë me çdo çmim

Banorët e Rrjollit në Shkodër protestojnë prej dy javësh kundër ndërtimit të resortit luksoz “Blue-Borgo”, duke kërkuar anulimin e projektit dhe duke këmbëngulur për mbrojtjen e pronës së tyre me çdo çmim, ndërsa disa janë shoqëruar nga policia gjatë përplasjeve.

Shkruar nga Versus

Protesta e banorëve të Rrjollit/ Lirohen 6 persona, qytetari: Hera e

Banorët e Rrjoll vijojnë prej më shumë se dy javësh protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz në zonë.

Protestat e tensionuara kanë sjellë incidente dhe përplasje me policinë, ku disa banorë janë shoqëruar për disa orë gjatë ditëve të fundit.

Sot rreth 6 prej tyre janë liruar, por ata këmbëngulin se do të vazhdojnë rezistencën dhe do ta mbrojnë pronën e tyre “me çdo çmim”.

Njëri prej të shoqëruarve deklaroi: “Është hera e 10 që shoqërohem. Ditën e shtunë kam qëndruar 30 orë i ndaluar. Prokuroria e Shkodrës e ka quajtur ndalimin tim të paligjshëm. Nuk do të ndalojmë protestat. Tokën tonë do ta mbrojmë deri në fund.”

Banorët kanë protestuar edhe para Kuvendi i Shqipërisë dhe Prokuroria e Posaçme, duke kërkuar anulimin e projektit dhe duke theksuar se zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë, me vendim gjykate të vitit 2006.

Projekti i resortit, i quajtur “Blue-Borgo”, do të ndërtohet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll, duke përfshirë 147.2 hektarë. Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me vëllezërit e tij, Astrit dhe Ahmet Ulaj, morën statusin special “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje” për ndërtimin e resortit turistik në bregdetin e Velipoja./Versus.al

Poll