AKTUALITET /

'Është toka jonë, përjashta! ' Banorët e Rrjollit përplasen me policinë, hypin sipër makinerive për të ndalur punimet e resortit të Bashkim Ulajt

Banorët e Rrjollit në Velipojë kanë bllokuar punimet e resortit turistik pas vendimit të Apelit që njohu familjen Malaj si pronare të tokës, duke u përplasur me policinë dhe duke protestuar për të mbrojtur tokën e tyre.

Shkruar nga Versus

'Është toka jonë, përjashta! ' Banorët e

Një protestë e zhvilluar këtë të marte në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë u shoqërua me tensione dhe përplasje mes banorëve dhe forcave të rendit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë për pronësinë e tokës.

Sipas vendimit, familja Malaj është njohur si pronare e ligjshme e sipërfaqes së tokës në fjalë.

Pas shpalljes së këtij vendimi, banorët tentuan të hyjnë në tokat që pretendojnë se u përkasin, por u ndaluan nga kordonët policorë që kishin bllokuar hyrjen.

Protestuesit u shprehën: “Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë,” duke arritur të ndalojnë përkohësisht punimet e firmës ndërtuese.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët këmbëngulin për të ruajtur tokën që sipas tyre u përket ligjërisht.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll