Vlorë- Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Palasë-Dhërmi ku një makinë është përplasur me barrierat anësore duke bërë që një 9 vjeçar të humbte jetën.
I plagosur mbeti edhe një 20 vjeçar, ndërsa policia ka arrestuar shoferin e makinës Martin Konici, 26 vjeç banues në Librazhd, i cili rezultoi të ishte në gjendje të dehur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave që shkaktuan tragjedinë. Versus.al







