
Togat e zeza caktuan masën “burg pa afat” për Aleksandër Krrashin. Gjithashtu u la në qeli edhe kushëriri i tij Valentin krrashi për veprën penale përkrahje e autorit krimit, pasi largoi 24-vjeçarin nga vendngjarja.
Ndërsa u caktua detyrim paraqitje për Danjel Koxhajn, 34 vjeçarin me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashit.
Aksidenti tragjik ndodhi në Fushë-Prezë mbrëmjen e 19 Marsit, pasi mjeti tip Benz ku udhëtonin të rinjtë u përplas me pjesën e pasme të betonieres që ndodhej e fikur në karrexhatë.
Viktimat të aksidentit mbetën shoferi i Benz, 25-vjeçari Enejd Laçi, i vëllai Erind Laçi, 20-vjeç, kushëriri Andi Laçi, 22-vjeç dhe shoku i tyre, Enrikejd Kurti, 24-vjeç.
Saimir Hoxha, është i riu që rezulton të jetë shpallur në kërkim si administrator i firmës së betonit nga ku doli edhe betonierja që iu mori jetën të rinjve. Ai nuk është gjendur ende të merret në pyetje në lidhje me mënyrën se si është pajtuar në punë Aleksandër Krrashi, i riu që la betonierën në rrugë pa sinjale se i kishte mbaruar nafta.







