AKTUALITET /

Aksidenti tr*gjik në Shkodër, zbardhen EMRAT e të plagosurëve dhe vikt*mës

Ndërkohë, viktima e aksidentit mbetet ende e paidentifikuar. Trupi i pajetë i shoferit ndodhet ende i bllokuar brenda automjetit të shkatërruar nga përplasja.

Shkruar nga Versus
Aksidenti tr*gjik në Shkodër, zbardhen EMRAT e të
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:10 në aksin rrugor “Shkodër-Lezhe” në afërsi të kryqëzimit të Kryebushatit.

Një kamion me drejtues Hilmi Shkrelaj është përplasur më dy automjete, fillimisht me veturën e drejtuar nga Altin Luli, e më pas me makinën e drejtuar nga shtetasja A. H.

Si pasojë e aksidentit të plagosur rëndë kanë mbetur pasagjerët Mateo Luli, Laura Luli dhe shoferi Hilmi Shkrelaj, të transportuar në spital dhe jashtë rreziku për jetën.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë shoferi Altin Luli, i cili ka mbetur i bllokuar brenda në makinë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, kamioni me drejtues shtetasin H. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. L. dhe më pas me automjetin me drejtuese shtetasen A. H. 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një shtetas ende i paidentifikuar dhe janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./Versus.al

 

Poll