AKTUALITET /

Akti i dytë i seancës së Veliajt, Apeli i GJKKO vendos sot për kryebashkiakun! SPAK paraqet prova të reja

Seanca e djeshme u shty për shkak se avokatët e Veliajt kërkuan kohë të njiheshin me provat e reja të paraqitura nga SPAK.

Shkruar nga Versus
Akti i dytë i seancës së Veliajt, Apeli i GJKKO vendos sot
Fotomontazh: Prokurori Ols Dado, gjyqtari Engert Pëllumbi dhe kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj

Sot mbahet në Apelin e GJKKO seanca për rekursin e bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili kërkon lirimin nga qelia e paraburgimit ku po mbahet prej më shumë se një muaji.

Seanca e cila nisi në orën 10:00 të mëngjesit të djeshëm, zgjati për më shumë se 7 orë dhe në fund u vendos shtyrja e saj për shkak se prokurorët e posaçëm Olsi Dado dhe Altin Dumani paraqitën prova të reja kundrejt Veliajt.

Avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë të njiheshin me provat e reja dhe për pasojë, seanca e sotme do të nisë në orën 12:30 nën drejtimin e Engert Pëllumbit, gjyqtarit i cili njihet për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. 

Veliaj i akuzuar për korrupsion në 9 raste të ndryshme dhe pastrim parash, ka kërkuar një masë më të butë sigurie me pretendimin se nuk përbën rrezik për prishjen e provave. Nga ana tjetër, SPAK pretendon për intimidime të Veliajt ndaj agjentëve të BKH.

Ditën e djeshme, u paraqit në GJKKO edhe avokati amerikan Joshua Roberts për të marrë pjesë si vëzhgues në seancë, por një gjë e tillë nuk iu lejua. Së ë bashku me Veliajn GJKKO shqyrton edhe kërkesën e 4 prej biznesmenëve të hetuar në dosje ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Versus.al

Poll