AKTUALITET /

Aktrim, modeling dhe futboll/ Ëndërrat e Martinit që u prenë në mes nga një thikë në zemër

Martin Cani, nxënësi që u vra me thikë nga dora e bashkëmoshatarit të tij, Mario Prelleshaj, kishte ëndërra shumë. Pëlqente të luante futboll dhe kishte qenë pjesë e të gjitha skuadrave të kryeqyetit. Por jo vetëm kaq. Martinit i pëlqente edhe të aktronte dhe të bëhen pjesë e modelingut.

Shkruar nga Versus

Aktrim, modeling dhe futboll/ Ëndërrat e Martinit që u prenë

Martin Cani, nxënësi që u vra me thikë nga dora e bashkëmoshatarit të tij, Mario Prelleshaj, kishte ëndërra shumë.

Pëlqente të luante futboll dhe kishte qenë pjesë e të gjitha skuadrave të kryeqyetit. Por jo vetëm kaq.

Martinit i pëlqente edhe të aktronte dhe të bëhen pjesë e modelingut.

E këto dëshira të tij, ai i kishte shprehur disa vite më parë, gjatë një interviste për revistën Star People. Intervistën e ka ndarë për publikun, Anila Kalleshi.

Martin Cani, njihuni me Brad Pitt-in shqiptar

Me sytë si qielli kur i buzëqesh diellit, i ëmbël dhe plot gëzim, kështu është pamja e Martin Canit. Porsa e sheh Martinin të jep përshtypjen se ai ka lindur për të qenë i dukshëm, për të qenë pjesë e botës së artit dhe televizionit.

Flokët bjonde dhe sytë blu e çelët e bëjnë atë të ngjaj si një Brad Pitt i vogël, si Brad Pitt-i shqiptar që rritet dita ditës dhe ka një botë me ëndrra brenda mendjes dhe shpirtit të tij. Ky perceptim i imi nuk duket se është shumë larg edhe ëndrrave e dëshirave fëmijënore të vetë Martinit.

Fëmija i madh i familjes Cani është një bukurosh i vërtetë dhe një fëmijë shumë inteligent. Shtatori e gjeti Martinin në klasën e dytë dhe me shumë dëshirë dhe energji për të shkuar në shkollë, për të kaluar kohë me shokët dhe shoqet e klases, për të mësuar dhe edukuar. Përkushtimi ndaj shkollës dhe mësimeve është primar për të.

Ai është një fëmijë shumë i shoqërueshëm dhe të gjithë e duan në ambjentin e shkollës dhe lagjes. Rezultat e tij në klasën e parë ishin më të mirat, arritje te shkëlqyera, medalje dhe fleta lavdërimi nga shkolla, drejtoria dhe Bashkia.

Martini është krenaria e madhe e dy prindërve të tij dhe shoku më i mirë i vëllait të tij Henrit.

Ai e ndihmon këtë të fundit për detyrat dhe për gjithe porositë e tjera që mesuesja i lë nga kopështi. Martini është një vogëlush që ka lidhje të fortë me prindërit, si me mamin për pjesën e veshjeve, ushqimit dhe perditshmërisë, ashtu edhe me babin per sa i takon hobit të sporteve, e ka model adhurimi dhe i kërkon mbështetje teksa luan futboll.

Futbolli është sporti i tij më i dashur dhe idhudhi i tij në këtë fushë është padyshim Kristiano Ronaldo. Endrrat dhe pritshmëritë e prindërve për Martinin janë të mëdha dhe ndërsa rrëfejnë momente mbreslënëse nga jeta e tyre familjare, kuptoj se ata janë treguar të pakursyer në çdo investim kohe, dashurie dhe argëtimi për fëmijët e tyre.

Aktrim, modeling dhe futboll/ Ëndërrat e Martinit që u prenë

Takimi me Martinin ishte akoma me shumë intersant, ai është si një liber enciklopedik dhe të bën të mendosh se ai fëmijë padyshim di gjithçka. Që nga mësimet e shkolles e deri tek teknologjitë apo shkencat e tokës, ai është një fëmijë vërtetë befasues dhe premtues për të ardhmen.

Por Martini duket se ka një lidhje shumë të fuqishme familjare edhe me dikë tjetër, gjyshin. Gjyshi duket të jetë një njeri shumë i rëndësishëm për të saqë ai nuk harron të thotë se të shkuarit tek gjyshi në Martanesh, është për të një kënaqësi shumë e madhe.

"Gjyshin e kam shokë shumë të mirë, më të mirin. Më pëlqen shumë të shkoj ta vizitoj dhe të kaloj kohë me të", janë fjalët e Martinit. Një nga deshirat e tij më të mëdha është që të bëhet model, ose edhe aktor. Kjo eshte arsyeja se pse Martini shikon shumë filma për fëmijë.

Supermeni dhe Piter Pan bëjnë pjesë në personazhet e tij më të preferuar. Por ëndërrat dhe dëshirat e tij nuk mbarojnë këtu, pasi ai rendit ndër profesionet e dëshiruara se mund të bëhet edhe doktor sepse ka dëshirë të kujdeset për njerëzit dhe t'i shërojë kur ata janë sëmurë.

Familja Cani është shumë e kujdeshme për të ardhmen e fëmijëve të saj, saqë së shpejti do lëvizë edhe drejt Amerikës së largët për të mundur që Martini dhe Henri të kenë një jetë më të mirë në tokën e ëndrrave. Për një gjë jemi të sigurt, që Martinin do ta shohim të famshëm në të ardhmen, se këtu apo se në Amerikë kjo mbetet t'ia lëmë kohës dhe fatit!

/Revista Starpeople

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: