AKTUALITET /

Akuzohet për abuzim me tenderat, Beci ‘e merr me terezi’, nuk shkon në GJKKO! Shtyhet gjyqi

Seanca paraprake u shty për në datë 11 shkurt.

Shkruar nga Versus
Akuzohet për abuzim me tenderat, Beci ‘e merr me terezi’, nuk
Benet Beci, kryebashkiak i Shkodrës

Ka dështuar seanca e parë paraprake për kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci dhe 6 të pandehurit e tjerë që akuzohen nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera. I pari i Shkodrës nuk mori pjesë në seancë ndonëse përcaktohet ligjërisht se duhet të jetë i pranishëm dhe shkaqet nuk ishin të qarta për gjykatën. Kujtojmë se Benet Beci e shmangu paraqitjen në SPAK për dy herë me radhë gjatë fazës ku do ti komunikohej akuza

Gjyqtarja Marinela Osmani shtyu seancën për më 11 shkurt në orën 11:00 ku SPAK do të lexojë kërkesën për kalimin në gjykim të dosjes dhe mbrojtja do të bëjë kundërshtimet. E pandehur në këtë proces është edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-drejtoeit të përgjithshëm të autoritetit rrugor Evis Berberi që ndodhet në arrest.

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerw 96.5 milion lek. Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit. Versus.al

Poll