AKTUALITET /

Aldo Bare kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë, ja çfarë vendimi u mor

Shkruar nga Versus

Aldo Bare kërkon ulje dënimi në Gjykatën e Lartë, ja

Ish-kreu i “Bandës së Lushnjës”, Aldo Bare ka kërkuar që ti ulet dënimi i tij me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën.

Uljen e dënimit, e kërkoi me argumentin se ka patur sjellje të mirë gjatë qëndrimit në qeli. Kërkesa nuk ishte marr në shqyrtim nga gjykatat e tjera, ndaj iu drejtua Gjykatës së Lartë me një kërkesë të dytë, duke u mbështetur në ligjin për të drejtat e personave të dënuar.

Gjykata e Lartë, që kishte shqyrtuar më parë çështjen e tij, vendosi të linte në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm, vendim i cili i ishte konfirmuar në shtator të vitit 2022, dhjetë vjet pas vendimit të Apelit të vitit 2012. Gjykata Kushtetuese kishte urdhëruar rigjykimin e çështjes për shkak të shkeljeve procedurale.

Drejtuesi i bandës së Lushnjës u arrestua në Turqi në vitin 2006, u ekstradua nga Interpoli në Shqipëri në dhjetor të vitit 2009, duke mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza” nën një mbikëqyrje të rreptë nga forca të shumta policie.

Poll

Zbulo më shumë artikuj