AKTUALITET /

Ambasada e SHBA-s paralajmëron qytetarët që aplikojnë për viza: Mos gënjeni dhe mos shkelni afatet do të përballeni me ndëshkime serioze

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane shkruan se të gjithë aplikantët duhet të dëshmojnë se kualifikohen për vizë, duke përfshirë edhe qëllimet për të qenë në përputhje me ligjet amerikane.  

Shkruar nga Versus

Ambasada e SHBA-s paralajmëron qytetarët që aplikojnë

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët e vizave për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Në një postim në Facebook, ambasada amerikane shkruan se të gjithë aplikantët duhet të dëshmojnë se kualifikohen për vizë, duke përfshirë edhe qëllimet për të qenë në përputhje me ligjet amerikane.  

Në njoftim theksohet se çdo person që përpiqet të mashtrojë për të marrë një vizë, punon pa leje ligjore ose qëndron në SHBA pas skadimit të vizës apo lejes së hyrjes pa vizë, do të përballet me pasoja të rënda ligjore. Pasoja të cilat përfshijnë burgun, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.

Postimi i ambasadës:

Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona. Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: