AKTUALITET /

Ankimoi sekuestrimin e pronave dhe llogarive bankare, 'Kushtetuesja' pranon pjesërisht kërkesën e Ahmetajt

Shkruar nga Versus

Ankimoi sekuestrimin e pronave dhe llogarive bankare, 'Kushtetuesja'

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj për heqjen e sekuestros ndaj llogarive bankare dhe pronave të tij. 

Në arrati prej qershorit të vitit 2023, Ahmetaj u shpall në kërkim ndërkombëtar më 24 korrik të po të njëjtit vit. Më herët i janë rrëzuar disa herë kërkesat kundër hetimeve dhe sekuestrimeve të bëra nga SPAK. Edhe Kushtetuesja i rrëzoi ankimet e tij kundër kontrolleve të SPAK në vilën në Palasë. 

Çështja do t'i shkojë Apelit të GJKKO për rigjykim për heqjen e sekuestros ndaj 1 apartamenti në zonën e Shallvareve dhe 2 llogarive bankare, të ish bashkëshortes së tij, Albin Mançka, për cënim të të drejtës së pronësisë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: